Kronikë

Përplasen dy automjete në Pogradec, një i plagosur

Shkruar nga Liberale

Përplasen dy automjete në Pogradec, një i plagosur

Një aksident rrugor u shënua pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosjen e një personi.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej shoferëve po udhëtonte me familjen e tij. Në makinë edhe ndodhej fëmija 4-vjeçar, i cili ka shpëtuar pa lëndime.

Ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH