Këngëtarja Tuna Sejdiu, ka përjetuar një incident të vogël gjatë një performance.
Teksa po ngjitej në skenë, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në gjunjë.
Ngjarja është kapur nga kamerat dhe videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht mes fansave dhe mediave online.