Kronikë

Pas alarmit për bombë te hotel “Plaza”, policia sqaron NGJARJEN

Shkruar nga Liberale

Pas alarmit për bombë te hotel “Plaza”, policia sqaron

Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhej fjalë për një njoftim për një bombë të dyshuar në hotelin luksoz “Plaza”.

Sipas burimeve telefonata është bërë në recepsionin e hotelit për një bombë në parkim, më pas personeli ka njoftuar policinë.

Policia është e angazhuar për të gjetur bombën në të gjitha hapësirat e godinës dhe po punon për verifikimin e vërtetësisë së situatës.
Nga ana tjetër, policia ka boshatisur të gjithë godinën duke nxjerrë jashtë klientët dhe personelin, siç edhe shihet nga pamjet.

Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe alarmi dyshohet të jetë fals. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.

“Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”-njofton policia.

Pas verifikimit, rezultoi se alarmi ishte fals.

“Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme”.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH