Kronikë

Detaje/ 36-vjeçari qëllohet nga makinë në lëvizje, plumbi i prek krahun

Shkruar nga Liberale.al

Detaje/ 36-vjeçari qëllohet nga makinë në lëvizje,

Një tjetër ngjarje me armë ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin e Durrësit. Një 36-vjeçar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Fllakës, pranë kufirit me Shënavlashin, afër një shkolle.

Sipas burimeve nga policia, autorët kanë qëlluar nga një automjet tip “Ford” në lëvizje, duke goditur viktimën në krahun e majtë me armë të llojit pistoletë. Pavarësisht plagës, i riu ka arritur të shkojë vetë në Komisariatin e Policisë dhe ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet aktualisht në sallën e operacionit. Në vendin e ngjarjes dhe në ambientet e spitalit ndodhen forca të shumta policie.

Mësohet se 36-vjeçari ka qenë objekt i një atentati edhe dy vite më parë, çka ngre dyshime për një përplasje të vazhdueshme mes palëve.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH