Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra, dy janë aktive në qarqet Vlorë dhe Kukës

Shkruar nga Liberale

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 7 vatra, dy

Vendi ynë po përballet me disa vatra aktive zjarri. Në këto ditë të nxehta qershori, vendi ynë po përballet me disa vatra aktive zjarri.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 12:00 janë raportuar 7 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.
2. Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.
3. Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.
4. Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
5. Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

1. Në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe ⁠1 helikopter i FA.

Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë – Vranisht dhe Lukovë.

Qarku Kukës.

2. Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, ku situata është drejt përmirësimit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH