Aktualitet

Ekzekutimi i Elton Javorit para derës së shtëpisë/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit Gashi dhe tre të tjerë

Shkruar nga Liberale

Ekzekutimi i Elton Javorit para derës së shtëpisë/

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy vëllezër, Kreshnik dhe Agim Gashi për vrasjen e 41-vjeçarit Elton Javori, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor 2023.

Gjithashtu Prokuroria ka dërguar në gjyq edhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale moskallëzim krimi e përkrahje të autorit.

Dy vëllezërit Kreshnik dhe Agim Gashi akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpuim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi R.P.akuzohet për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, shtetasin A.L. akuzohet për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe shtetasja E.Xh. akuzohet për kryerjen e veprës penale “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” e parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Prokuroria njofton se në përfundim të hetimeve të plota, rezultoi e provuar se, në datë 07.12.2023, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, të pandehurit Kreshnik Gashi e Agim Gashi, vëllezër, në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit Elton Javori, i moshës 41 (dyzet e një) vjeç, i cili ndërroi jetë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH