Kronikë

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

Shkruar nga Liberale

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet

Policia kufitare e doganës së Kapshticës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të futë kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore.

Në pranga është vënë shtetasi S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i cili akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”.

“Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar një automjet me drejtues shtetasin S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat shtetasi S. L. tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.” – thuhet në njoftim.

Policia raporton se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetin që drejtonte 48-vjeçari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH