Kronikë

Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë: Rrahu gruan, mori thikën dhe i tha në sy të fëmijës "do të vras"

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë: Rrahu gruan, mori thikën

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në banesën e tyre dhe në  prezencë të fëmijës së tyre.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje.

Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH