Kronikë

Dalin PAMJET e aksidentit të rëndë në Delvinë, makina bie nga ura, drejtuesi në gjendje të rëndë (EMRI)

Shkruar nga Liberale.al

Dalin PAMJET e aksidentit të rëndë në Delvinë, makina

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në fshatin Buronjë, pranë zonës së Stjarit, në bashkinë Delvinë, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë.

Një automjet i tipit Toyota Auris ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit, 62-vjeçarin Nishan Ballaci, i cili udhëtonte i vetëm në momentin e ngjarjes.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, të cilët u gjendën të parët në vendin e ngjarjes, ndërhyrja e tyre ishte vendimtare për nxjerrjen e shoferit nga kanali ku kishte përfunduar automjeti pas rënies.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai është dërguar më tej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH