Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe zyrtarët e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale të marrin masa të menjëhershme për garantimin e jetës dhe shëndetit të Dashnor Dumanit, pas ekstradimit të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dumani, 40 vjeç, është vëllai i Nuredin Dumanit, i cili ka bashkëpunuar me SPAK-në si i penduar i drejtësisë. Ai akuzohet për përfshirje në masakrën e Bradasheshit të vitit 2018, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay.