Kronikë

Kërcënon me armë punonjësit që po shtronin rrugën e Dardhës, pas ndjekjes nga policia arratiset në Greqi

Shkruar nga Liberale

Kërcënon me armë punonjësit që po shtronin rrugën

Një 39 vjeçar nga Bilishti ka kanosur me armë punojësit të cilët po kryenin asfaltimin në rrugën e fshatit turistik të Dardhës. Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të Guri Mazelliu, i cili dyshohej se strehohej në një stallë në kufi me Greqinë.

Të njëjtat burime shtojnë se policia e kufirit ka ushtruar kontrolle të imtësishme, duke identifikuar edhe vendqëndrimin e shtetasit në kërkim, i cili gjatë momenteve kur policia është afruar, për shkak të terrenit të vështirë, ka mundur të largohet me shpejtësi në territorin grek

Nga kontrolli i imtësishem janë gjetur armë, drogë, sasi lekesh dhe sende të tjera të paligjshme

Shtetasi Guri Mazelliu tanimë ndodhet në kërkim për disa vepra penale si “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “përshtatja e lokaleve për drogë”, “mbajtja e armës pa leje”, “kanosja”, “kalim I paligjshëm i kufirit” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të policisë”

Gjithashtu, burimet shtojnë se drejtoria vendore e policise se Korçës po heton për përfshirjen e të njëjtit person me grupe kriminale.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH