Kronikë

Pista e re në atentatin e Lundrës, policia kërkon pronarin e motorit të djegur

Shkruar nga Liberale.al

Pista e re në atentatin e Lundrës, policia kërkon pronarin e

Policia po vazhdon hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në prill në zonën e Lundrës, ku u plagosën katër persona. Një motor i djegur që u gjet në fshatin Fikas në Mullet po ndihmon hetuesit të afrohen më shumë me të vërtetën.

Nga mbetjet e motorit janë zbuluar disa të dhëna të rëndësishme, përfshirë numrin e shasisë. Policia i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë “Yamaha” informacion se kujt i është shitur ky motor, për të identifikuar autorët e mundshëm.

Gjithashtu, po analizohen profilet e ADN-së të gjetura në disa sende pranë vendit të ngjarjes, që dyshohet se u përkasin autorëve.

Hetimet janë ende në vijim dhe priten zhvillime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH