Kronikë

Droga në Dhërmi, arrestohen dy të huaj/ Policia e Vlorës shton kontrollet në sezonin turistik

Shkruar nga Liberale.al

Droga në Dhërmi, arrestohen dy të huaj/ Policia e Vlorës

Policia e Vlorës ka ndërhyrë në kohë dhe ka goditur dy raste të shitjes së drogës në fshatin turistik të Dhërmiut. Ngjarjet ndodhën si pjesë e masave të shtuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit veror.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Policinë e Stacionit Dhërmi, kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas të huaj që u kapën duke shitur lëndë narkotike në zonën bregdetare.

Sasia e drogës e gjetur është sekuestruar si provë materiale, ndërsa çështja tashmë i është referuar Prokurorisë së Vlorës. Të dy të arrestuarit do të përballen me akuzën për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH