Personi është 57-vjeçari Pjetër Kaza i cili u vra me armë zjarri para shtëpisësë tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tale në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që Kaza po kthehej me automjetin e tij.
Policia bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Veç njoftimit zyrtar, të tjera burime thonë se pistë hetimi mund të jetë edhe një hakmarrje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe konfliktet për motive të tjera, si ai i pronësisë.