Aktualitet

Zhvati biznesmenin përmes mashtrimit/ Arrestohet personazhi i famshëm i TikTok, i njohur për rolin e tij në serialin turk

Shkruar nga Liberale

Zhvati biznesmenin përmes mashtrimit/ Arrestohet personazhi i famshëm

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit policor të koduar “Unknown”, ndërsa një 32-vjeçar është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve policore, Ervis Belollari i ka kërkuar para një biznesmeni nga Lushnja, i cili merrej me bimë medicinale. I riu është prezantuar si kryetar Bashkie, pa përmendur një emër konkret.

Belollari është i njohur në publik pasi ka marrë pjesë në një serial turk, i titulluar "Osmani".

Nga veprimet hetimore dyshohet se Ervis Belollari dhe Arsen Matollari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro prej biznesmenit.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH