Aktualitet

Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin në Klos, ende asnjë shpresë

Shkruar nga Liberale

 

Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin në Klos, ende

Që prej mesditës së së shtunës së kaluar, ende nuk ka asnjë gjurmë të Ardit Beshirit, 29-vjeçarit që u zhduk pas çarjes së një rezervuari në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë-Burrel.

Rezervuari në fjalë shërbente për filtrimin e ujërave teknologjikë, por pas thyerjes së tij, një masë e madhe uji dhe inertesh përfshiu zonën, duke rrëmbyer të riun bashkë me fadromën që po drejtonte.

Prej ditësh, forcat e kërkim-shpëtimit, ushtria shqiptare, banorë të zonës dhe familjarë janë angazhuar në kërkimet që shtrihen nga rrjedha e përroit afër lumit Mat, deri në afërsi të fabrikës kineze që menaxhon zonën e përpunimit të kromit. Deri tani, përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.

Në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe kreu i emergjencave civile, Haki Çako, ndërsa ditën e djeshme, për ndihmë janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë së Kosovës.

Pasditen e djeshme është zbuluar një pjesë e fadromës së tij, çka ka çuar në vendosjen e një perimetri sigurie për të intensifikuar kërkimet në atë zonë. Operacioni vijon.

 

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH