Po vijon aksioni i forcave RENEA dhe FNSH në zonën e Astirit, ku një shtetase është mbyllur në banesën e saj, pasi denoncoi se po dhunohej nga disa persona.
Sipas informacioneve mësohet se efektivët e RENA-s kanë hyrë në apartament duke u ngjitur në tarracë dhe më pas janë futur nga dritarja. Efektivët janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentit, ku e reja thuhet se është mbyllur.
Vajza është gjetur e vetme në banesë, ndërsa marrja në pyetje e saj do të mund të çojë drejt zbardhjes së vërtetë të ngjarjes.