Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, banorët e zonës së Hotolishtit në Librazhd kanë nisur sërish ditën e sotme protestën e tyre të radhës, pas shpërfilljes së vazhdueshme nga ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku.
Ata propozojnë ndërtimin e një tuneli, i cili do të shmangte dëmtimin e një pjese të mirë të fshatit, shtëpive, si dhe mjedisit përreth, duke lejuar që rruga të ndërtohet pa ndikuar në komunitet.
Sipas tyre Balluku ka injoruar vazhdimisht kërkesat e tyre për ballafaqim dhe nuk ka biseduar drejtpërdrejtë me ta në lidhje me kërkesat e tyre.
Mes të tjerash ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerave të tregut.
“Ne nuk lejojmë asnjë vendim pa pjesëmarrjen e çdo banori të prekur. I bëjmë thirrje drejtorit të ARRSH të japë dorëheqje. Hotolishti nuk është ngjyrë politike”, u shpreh një nga protestuesit.