Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë një 24-vjeçar, emigrant në Gjermani, pasi ai ka publikuar në TikTok një fotografi të fletës së votimit të plotësuar.
Sipas policisë, 24-vjeçari me iniciale E.N. akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E.N., 24 vjeç, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani”, thuhet në njoftimi ne policisë.