Aktualitet

Alarm në fermat e Postribës: Virus i panjohur prek bagëtitë, disa krerë ngordhin

Shkruar nga Liberale.al

Alarm në fermat e Postribës: Virus i panjohur prek bagëtitë,

Një virus ngjitës me origjinë virale ka prekur disa ferma në zonën e Postribës, Shkodër, duke shkaktuar ngordhjen e disa krerëve bagëti. Sëmundja është përhapur edhe te dhitë e fermerit Zamir Milani, i cili tregon se situata është shqetësuese dhe virusi ka prekur edhe fermat e tjera përreth.

Milani ngre alarmin se nëse nuk merren masa, bagëtitë e infektuara mund të përfundojnë në treg për shitje, duke rrezikuar edhe shëndetin e konsumatorëve.

Sipas Shërbimit Veterinar në Shkodër, aktualisht ka dyshime për tre lloje sëmundjesh, por priten rezultatet zyrtare nga analizat laboratorike për të përcaktuar saktësisht për çfarë virusi bëhet fjalë.

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rast të ngjashëm, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH