Aktualitet

“Qyteti është i imi ose vdes”: Si po e mban Liverpuli jashtë kontrollit të mafies shqiptare

Shkruar nga Liberale.al

“Qyteti është i imi ose vdes”: Si po e mban Liverpuli

Liverpuli është ndër të paktat qytete në Britani ku mafia shqiptare ende nuk ka arritur të fitojë terren në tregun e drogës një përjashtim i rrallë në një vend ku bandat shqiptare tashmë dominojnë tregtinë me kokainë.

Sipas një investigimi të Daily Mail, bandat lokale në Liverpul të organizuara mirë dhe me lidhje të forta me Portin e qytetit kanë ruajtur kontrollin mbi trafikun e drogës, duke mos lejuar rivalët shqiptarë të depërtojnë në territorin e tyre.

Ky realitet është reflektuar edhe në dramën kriminale të BBC-së, This City Is Ours, ku personazhi kryesor, bosi i krimit Michael Kavanagh, refuzon çdo marrëveshje me trafikantë shqiptarë, duke e cilësuar futjen e tyre në qytet si “pikë pa kthim”.

Pavarësisht se skenari është fiktiv, dokumentet e gjyqit dhe mesazhet e dekriptuara nga EncroChat tregojnë se kjo është një reflektim real i situatës në terren. Në një bisedë mes vëllezërve Vincent dhe Francis Coggins, drejtues të grupit famëkeq Huyton Firm, ata flasin për një trafikant shqiptar me bazë në Marbella, duke e refuzuar bashkëpunimin me të:
“Po, të lodhin shumë albot”, shkruan Vincent. “I thashë që nuk ishim të interesuar”.

Francis është edhe më i prerë: “Qyteti është i imi ose vdes”.

Një burim lokal, i njohur me tregun e drogës, i tha Daily Mail:
“Në Liverpul nuk ka vend për shqiptarët. Ky është një mesazh i qartë që vjen nga të gjithë bosët e bandave lokale. Nëse do përpiqeshin të hynin me forcë, përgjigjja do të ishte e dhunshme.”

Ndryshe nga Londra, Birminghami apo Mançesteri – ku bandat shqiptare kanë përfituar nga hapësirat sociale dhe terrenet e shkrira për të ndërtuar perandoritë e tyre kriminale Liverpuli mbetet një fortesë lokale. Arsyeja kryesore, sipas ekspertëve: kontrolli mbi Portin e Liverpulit.

“Kush kontrollon portin, kontrollon tregun,” thotë një ish-trafikant nga qyteti. “Grupet nga Huyton, Speke dhe Vauxhall kanë njerëzit e tyre në port. Nuk do lejojnë asnjë të huaj të fusë hundët në këtë territor.”

Ndërkohë, mafia shqiptare është bërë një nga aktorët kryesorë të trafikut të kokainës në Britani, duke lidhur marrëveshje të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane dhe duke konkurruar me çmime të ulëta e rrjete të sofistikuara shpërndarjeje.

Një nga figurat më të njohura të këtij rrjeti është Dritan Rexhepi, i njohur si “Mbreti i Kokainës”, i cili u ekstradua në Shqipëri në janar pas 27 vitesh arratisje.

Megjithatë, në Liverpul, këto përpjekje për momentin duken të pafruta. Për bandat lokale, hyrja e shqiptarëve në treg do të ishte jo vetëm sfidë ekonomike, por edhe luftë territoriale.

Për tani, qyteti i famshëm për muzikën, futbollin dhe portin e tij historik, po mbetet jashtë hartës së pushtimit të mafies shqiptare – ndoshta edhe për pak kohë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH