Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, disa të plagosur

Shkruar nga Liberale.al

Aksident i rëndë në Elbasan, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, ku janë përplasur tri makina. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen Haxhias.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, disa persona kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre është në gjendje shumë të rëndë, pasi ka marrë dëmtime në kokë.

Ekipet e ambulancës dhe policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit dhe po japin ndihmën e parë për të lënduarit. Ende nuk dihet saktësisht sa persona janë plagosur dhe cili është shkaku i aksidentit.

Më shumë detaje për gjendjen e të lënduarve dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky aksident priten në vijim. Ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH