Aktualitet

REAGIMI SQARUES/ Thanë se u largua nga PD-ja, Adriana Kalaja shfaqet duke qëlluar me armë (FOTO)

Shkruar nga Liberale

REAGIMI SQARUES/ Thanë se u largua nga PD-ja, Adriana Kalaja shfaqet duke

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja reagoi në lidhje me lajmet e raportuara mbrëmjen e djeshme nga mediat, se ajo ishte tërhequr nga kjo forcë politike pas rezultatit të dobët të 11 Majit.

Ajo ndan një fotografi nga poligoni dhe thotë se nuk është larguar nga Partia Demokratike dhe lajmet janë të pavërteta. Sipas Adriana Kalasë, burimi i këtyre informacioneve janë mediat që i shërbejnë pushtetit.

REAGIMI SQARUES/ Thanë se u largua nga PD-ja, Adriana Kalaja shfaqet duke

Postimi i plotë

Një sqarim i detyrueshëm (për ata që më duan e nuk më duan).

“Së pari, informoj të gjithë miqtë e mi realë dhe virtualë që janë dëshpëruar nga ky lajm se, unë nuk jam dorëhequr, pasi siç më njohin shumë mirë Ata, unë nuk largohem dhe nuk i kthej "kurrizin" askujt, qoftë dhe 1 person të jetë bashkuar me parimet e mia.

Së dyti, informoj të gjithë ata që janë gëzuar nga ky lajm, se nuk i'a jap këtë kënaqësi, se siç e dinë ata,  unë kauzat i çoj deri në fund. Së treti, do vijoj të kontriboj për vendin tim, pasi:

1. Unë politikën vijoj ta shoh si moral të vlerave.

2. Unë nuk bëj kompromis me të vërtetën.

3. Për mua, korrupsioni dhe krimi nuk kanë ngjyrë.

Aq më shumë tani, që denoncimet i'a bëj me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.  Do shihemi së shpejti...”, shkruan Adriana Kalaja, duke theksuar se dhe degët e PD-së së Tiranës e kanë shpallur non-grata prej tre vitesh.

REAGIMI SQARUES/ Thanë se u largua nga PD-ja, Adriana Kalaja shfaqet duke

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH