Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Bulqizë–Peshkopi, në zonën e njohur si Vajkal. Dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa një nga makinat ka dalë jashtë rruge.
Fatmirësisht, nuk ka humbje jete. Të plagosur kanë mbetur vetëm drejtuesit e mjeteve, të cilët udhëtonin vetëm. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve nga spitali.
Segmenti ku ndodhi aksidenti është problematik dhe i njohur për mungesën e sinjalistikës. Vetëm pak javë më parë, në të njëjtin vend humbi jetën një mësuese, pasi u godit nga një makinë.
Kryqëzimi ku ndodhën përplasjet lidhet me rrugën e Arbrit dhe lagjen e vjetër të Bulqizës, duke u kthyer në një nga pikat më të rrezikshme për aksidente në këtë zonë.