Aktualitet

Rikthehet aktiviteti në kopshtin e Gramshit pas helmimit me salmonelë

Shkruar nga Liberale.al

Rikthehet aktiviteti në kopshtin e Gramshit pas helmimit me salmonelë

Pas disa ditësh pezullim, kopshti në Gramsh ku 17 fëmijë u infektuan me salmonelë ka rifilluar sot aktivitetin normal. Fëmijët që kanë rezultuar negativë në analizat mjekësore janë rikthyer në ambientet e kopshtit, por këtë herë pa vaktin e drekës.

Bashkia ka vendosur që të mos ofrojë ushqim për momentin, si një masë parandaluese për të shmangur ndonjë rast tjetër helmimi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka qenë i pranishëm dhe po ndjek nga afër situatën.

Ndërkohë, ende pritet përgjigja për analizat e 6 fëmijëve të tjerë. Sipas AKU-së, mostrat e marra nga ferma e vezëve dhe kompania furnizuese kanë dalë negative. Megjithatë, dyshimet kryesore për shkakun e helmimit mbeten te vezët e konsumuar nga fëmijët në kopsht.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH