Aktualitet

Veshjet “FAKE ”, të markave të famshme, arrestohet ish-kandidati demokrat në Tiranë, në kërkim djali

Shkruar nga Liberale

Veshjet “FAKE ”, të markave të famshme, arrestohet

Një nga të arrestuarit për shitjen e veshjeve me logo false, është ish-kandidati demokrat Luan Haka. Ky i fundit ra në pranga bashkë me tre persona të tjerë, pasi mallra kontrabandë u sekuestruan në fshatin Brrar të Tiranës, te Rruga e Arbrit.

Ndërkaq u shpall në kërkim edhe djali i demokratit, Lindion Haka.

Luan Haka, i cili ka kandiduar për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2021-it për qarkun Dibër, bashkëadministronte me të birin një nga magazinat ku stampoheshin veshjet. Ai ka kandiduar në mbështetje të Lulzim Bashës, edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Asokohe, Haka e çoi partinë forcë të tretë në një bastion të djathtë.

Operacioni i koduar “Fake Star 5” u finalizua sot, 3 qershor, ku u kryen një sërë sekuestrimesh.

Janë sekuestruar një sasi e madhe veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Mësohet se ai që drejtonte këtë veprimtari të jashtëligjshme ishte shtetasi turk, i shpallur në kërkim bashkë me një tjetër.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH