Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë! Dy makina përplasen keq dhe PËRFUNDOJNË në livadh, lëndohen dy persona

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në Bulqizë! Dy makina përplasen keq

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Bulqizë–Pishat, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e makinave kanë mbetur të plagosur.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë njërën nga makinat të përmbysur në një livadh pranë rrugës. Aksidenti është konstatuar fillimisht nga drejtues të tjerë mjetesh, të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën.

Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Bulqizës, ku kanë marrë ndihmën e parë. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH