Aktualitet

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike

Shkruar nga Liberale

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze/ Dumani: Krimi

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar të trafikut të drogës në vendin nordik.

Gjatë një konference për mediet, kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se krimi shqiptar e ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike.

“Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën. Autoritetet lijgzbatuese nordike i kanë dhënë besim institucioneve tona. Kjo na ka mundësuar goditjen disa grupeve kriminale, përgjegjës për trafikimin e disa drogërave. Hetimi rezultat i një pune të gjatë, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për partnerët finlandezë që kanë kontribuar në këtë hetim të përbashkët. Falenderim për zyrën e oficerit ndërlidhës mes SPAK dhe autoriteteve finalandeze.”, u shpreh Dumani.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH