Aktualitet

Po mbyteshin në det, policia shpëton dy turistet kroate në Velipojë

Shkruar nga Liberale

Po mbyteshin në det, policia shpëton dy turistet kroate në

Policia e Velipojës ka shpëtuar dy turiste kroate të cilat kanë rrezikuar mbytjen në det.

Pas marrjes së njoftimit nga shtetasi francez B. D., i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, i cili  kërkonte ndihmë për dy turiste nga Kroacia, shtetaset I. K., dhe I. Sh., të cilat  si pasojë e dallgëve të shumta, lundra me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht  jeta.

Po mbyteshin në det, policia shpëton dy turistet kroate në

Njoftimi zyrtar:

Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin për tu mbytur në det.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, pas marrjes së njoftimit nga shtetasi francez B. D., i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, i cili  kërkonte ndihmë për dy turiste nga Kroacia, shtetaset I. K., dhe I. Sh., të cilat  si pasojë e dallgëve të shumta, lundra me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht  jeta.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Postën  Kufitare Velipojë  dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues,  bënë të mundur nxjerrjen  nga deti me një mjet lundrues të  Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe  Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin falënderojnë Policinë malazeze për  reagimin në kohë dhe ndihmën për lokalizimin dhe shpëtimin e dy turisteve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH