
Shqiptarja e njohur, Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka nisur startup-in e saj Thinking Machines Lab, dhe ai pritet të vlerësohet në 9 miliardë dollarë.
Startup-i po mbledh financime për të krijuar një të ardhme ku inteligjenca artificiale është më e aksesueshme dhe e personalizuar për të gjithë.
Pas një karriere 6 vjeçare në OpenAI, ku ka punuar në zhvillimin e ChatGPT dhe teknologjive të tjera AI Murati ka ngritur një ekip të fuqishëm që përfshin ish-kolegë nga OpenAI, Meta dhe Anthropic.
Kjo kompani, sipas Bussines Insider, po bëhet pikë referimi për të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe po sjell ndryshime të mëdha në industrinë e teknologjisë.
Në Thinking Machines Lab, ata po krijojnë një laborator që ka për qëllim ta bëjë AI-në më të kuptueshme dhe të përdorshme nga të gjithë.