Aktualitet

“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Luftoi fort për ne, nuk rreshti së dhuruari dashuri

Shkruar nga Liberale
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale, bashkëshortja e tij, Suela Kapllani njoftoi lajmin e hidhur, duke thënë se humbi betejën me kancerin.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit. Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona, njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!

Detaje për ceremoninë e lamtumirës së fundit do ndahen në ditët në vazhdim”, shkruan bashkëshortja e tij, Suela Kapllani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH