
Është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.
Harasani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës po vunate prej 2 vitesh. Ndarjen nga jeta të tij, e ka bërë me dije një miku i tij, Agim Muço, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti", shkruan miku i ish-deputetit të PS.
Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009, teksa nga shtatori 2002 deri në korrik 2005 ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Në vitin 2012 ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA.