
Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rifle”.
53-vjeçari mbante në banesë 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 thikë.
Tashmë ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.