
Një burrë u arrestua nga policia britaniike pasi u ngjit në kullën e orës së famshme Big Ben, duke mbajtur flamurin palestinez në Pallatin e Westminsterit në qendër të Londrës.
Teksa ishte zbathur dhe me flamurin në duar, ai arriti në një parvaz disa metra lart kullës dhe nuk pranoi të largohej.
Personeli i urgjencës u ngjit disa metra dhe me megafon i bëri thirrje burrit të zbriste, por pa rezultat. Ekuipazhet e urgjencës u ngjitën në një vinç për të negociuar me të dhe ai përfundimisht zbriti rreth mesnatës.
Incidenti çoi në mbylljen e Urës Westminster, një nga daljet në Stacionin e Metrosë Westminster dhe Rrugën e Urës. Ndërkohë një grup njerëzish aty pranë bënë thirrje në mbështetje të Palestinës, por ata u detyruan nga policia që të lëviznin.