Globi

Çfarë po ndodh në Siri? Mbi 1 mijë viktima për 2 ditë...

Shkruar nga Liberale
Çfarë po ndodh në Siri? Mbi 1 mijë viktima për 2

Mbi 1 mijë njerëz, përfshirë 745 civilë, janë vrarë brenda 2 ditëve në përleshjet mes forcave siriane të sigurisë dhe luftëtarëve të Assad në Siri.

Siç shkruhet në mediat e huaja, kjo është një prej shifrave më të larta të viktimave atje, që prej vitit 2011.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se qindra qytetarë janë ekzekutuar nga luftëtarët “besnikë” të regjimit të rrëzuar të Assad në provincën e Latakia.

Ky lloj rebelimi ishte krejtësisht i papritur dhe erdhi 3 muaj pasi Bashar al-Assad u arratis nga vendi.

Presidenti aktual i Sirisë, Ahmad al-Sharaa ka bërë thirrje për unitet kombëtar.

“Ky vend i ka kushtet për paqe, ne mund të bashkëjetojmë. Ajo që po ndodh nuk është diçka e papritur, është sfidë që duhet tejkaluar”, ka thënë ai përmes një videoje të filmuar brenda xhamisë në Damask.

Më tej, paralajmëroi se “kushdo që ka dëmtuar e ka marrë jetë civilësh, do përballet me dënimin më të ashpër”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH