
Ish-sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se largimi i SHBA-së nga NATO nuk do të ishte “fundi i botës” dhe i kërkoi Europës të rrisë mbështetjen për Ukrainën në këtë periudhë në nevojë.
“Unë mendoj se ne jemi tashmë dëshmitarë të një epoke të re, një epokë ku nuk mund të marrim si të mirëqena garancitë e sigurisë së SHBA-së”, tha Ben Wallace.
“Tani, më vjen shumë keq për këtë dhe ata kanë qenë gur themeli i NATO-s dhe sigurisë evropiane”, shtoi ai, shkruan skynews.
Wallace vazhdoi: “Nëse ata do të tërhiqeshin nga NATO, padyshim që ne do të ishim në një botë shumë të ndryshme.”
Por, sipas tij ky nuk është fundi i botës.
“Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga NATO”, tha Wallace./abcnews.al