Globi

Kaos në aeroportet e Gjermanisë, punonjësit futen menjëherë në grevë, ndërpriten qindra fluturime

Shkruar nga Liberale
Kaos në aeroportet e Gjermanisë, punonjësit futen

njoftim paraprak, sindikata u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevë të menjëhershme sot.

Për këtë arsye, janë anuluar shumë nisje dhe mbërritje të avionëve në këtë aeroport. Ndërkohë edhe në faqen e aeroportit të Hamburgut, thuhet se shumë nisje dhe ardhje të avionëve janë anuluar për të dielën.

Ndërkaq, pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore dhe të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimit të tyre. Në terminale shumë njerëz kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi. Greva vjen papritur një ditë më herët se sa ishte planifikuar.

Ndërkohë priten greva në 11 aeroporte të ndryshme të Gjermanisë dhe ndaj udhëtarët duhet të informohen paraprakisht nëse do të realizohen udhëtimet e tyre ose jo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH