
Një kamerë e fshehtë, bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të ‘Big Brother VIP Albania 4’, Zebërvokit, duket se ka shkuar keq.
Kjo pasi siç shihet në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti (edhe ky banor i BBVIP), i kanë shkuar Zebërvokit në ambientin që ai po konsumonte kafen, dhe gjithçka ka përfunduar në përleshje.
Gjatë përplasjes, ish-banori i ‘Big Brother VIP’ iu ka drejtuar armën aktorëve, të cilët i kanë thënë se është e gjitha një kamerë e fshehtë. Ndërsa përplasjet fizike me shtyrje të Zebërvokit ndaj aktorëve të Andales nuk u ndalën.
Vlen për t'u theksuar se Zebërvoki, emri i vërtetë i të cilit është Marius Dervishi, është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave shqiptarë.