Lidhja e re e Butrint Imerit duket se është formalizuar. E dashura turke e Butrint Imerit, Sezeni, aktualisht gjendet në Kosovë
Këtë e kanë bërë të ditur të dy përmes rrjeteve të tyre sociale. Ka qenë artisti ai, i cili ka ndarë një video krah të dashurës së tij, duke kënduar “Lej kto rrena” – projekti më i ri i tij lançuar javëve të fundit. Modelja turke mesa duket ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit, duke formalizuar kështu këtë histori dashurie edhe përpara familjarëve të tyre.
Sezen Cifcioglu është një modele shumë e ndjekur në Turqi, e njohur për paraqitjet e saj glamuroze dhe për praninë e fortë në rrjetet sociale. Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura të modës dhe shpesh shfaqet në evente të rëndësishme. Ndërkohë, Butrinti njihet jo vetëm për hitet e tij muzikore, por edhe për jetën e tij private, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e fansave dhe mediave.