I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë eksperti i arsimit, profesori dhe profesionisti i fushës së arsimit Ndriçim Mehmeti. Ai ka folur më shumë mbi figurën e mësuesit sot, si dhe problematikat e arsimit, por jo vetëm…
A e ke ndjekur “Big Brother”? Vdesin shqiptarët për Gjestin…
Vdesin, po patjetër. Ne këtë kemi, nisemi nga ideja e atij që bën show dhe tërheq njerëzit e i bën për vete. Nuk e di nëse e keni ndjekur si lajm, e ka dhënë Top Channel, e më bëri përshtypje. Në Brazil, që ju e dini problemet e mëdha që ka, Brazili kishte vënë ligj ku hiqte paraqitjen në videoklipe me armë, me skena krimi, seksuale, dhune… Sepse thanë se po keqmësojnë me modele të shëmtuara të rinjtë. Dikush që nxjerr të mbathurat sipër tutave dhe dikush që e vesh pak më shtrembër kanotierën, është shumë më i klikuar se ju. Dil ti sot me këtë paraqitje që ke, e nesër lyeji flokët lejla, të siguroj që do të kesh më shumë klikime se sa sot.