Kiara Tito ka festuar 8 marsin për herë të të parë si nënë, teksa vajza e saj Luna Mari pret të mbushë vitin e parë muajin tjetër.
“Gëzuar 8 marsin të gjitha grave dhe vajzave. Ky është 8 marsi im i parë si nënë dhe më shumë se kurrë e kuptoj forcën, dashurinë dhe sakrificën që mbartin gratë” ka shkruar Kiara krahas fotos që publikoi sot në festën e nënës.
Luiz Ejlli ka reaguar menjëherë.
“Kështu të qeshura ju pafshim gjithë jetën o zot. Nuk do tju mungojë asgjë asnjëherë për sa kohë të kem frymë. Fryma jeme jeni ju” ishte premtimi i tij.