Për të disatën ditë me radhë protestat në Athinë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Incidentet shpërthyen rreth orës 22:00, jashtë parlamentit në sheshin “Sintagma”, kur një grup personash me kapuç hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të tjera pranë shtatores së Ushtarit të Panjohur.
Më pas ka pasur përplasje mes tyre dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur duke përdorur kimikate, por edhe ujë për të shpërndarë qytetarët. Mediat në Athinë raportojnë se policia ka kryer disa arrestime.
Po ashtu incidente ka pasur edhe në Selanik, ku protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave.