Globi

Bluza polo e Zelensky bën namin me shitjet, porositet masivisht edhe në SHBA

Shkruar nga Liberale

Bluza polo e Zelensky bën namin me shitjet, porositet masivisht edhe

Volodymyr Zelensky po dikton tendencat më të fundit të modës, falë takimit historik në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse sheh "bumin" e shitjeve të këmishës polo me mëngë të gjata dhe me tre butona Damirli që ai veshi në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt, ditën e përplasjes së fortë me Donald Trump, kuptohet se ky është rasti. Është një version i veçantë me emblemën e "tryzub", një mburojë me një trident që është simboli i Ukrainës që nga viti 1991.

Si presidenti ashtu edhe zëvendëspresidenti JD Vance nuk e fshehën ironinë e tyre mbi veshjen tërësisht të zezë të presidentit ukrainas. “Ti dukesh mirë sot,” i tha Trump duke e mirëpritur mysafirin e tij, i cili nuk humbi kohë për të mbrojtur veshjen e tij.

“Do të vesh një kostum pasi të përfundojë kjo luftë. Ndoshta diçka si e jotja. Ndoshta diçka më e mirë, nuk e di. Ndoshta diçka më e lirë", tha Zelensky.

Me sa duket, popullit e ka pëlqyer, aq sa porositë u rritën tejmase fundjavën e kaluar. Dhe shumë prej tyre vijnë nga Amerika. Një vlerësim përtej pritshmërive, madje edhe ato të stilistes dhe pronares së markës Elvira Gasanova, e cila nuk priste që një këmishë polo (me pakicë 215 euro) të bëhej një hit kaq i madh.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, tha ajo për Women’s Wear Daily. "Unë thjesht u përpoqa të jem një stiliste që bën fustane dhe kostume të veçanta". Zelensky ka veshur rroba casual për tre vjet, që kur Rusia pushtoi Ukrainën, në shenjë solidariteti me ushtarët e tij.

Gasanova shtoi se është krenare për ata që e përfaqësojnë. “Në mendjen time, presidenti ynë ka treguar vërtet mendjen e tij heroike. Është vërtet e vështirë për të tjerët të kuptojnë gjithçka që kemi parë. Të gjithë e shohin luftën vetëm në TV apo rrjete sociale. Por ne po e jetojmë këtë luftë, nuk flasim vetëm për të. Kjo është arsyeja pse presidenti ukrainas mund të flasë për këtë."

Përveç stilimit të Zelensky-t, Gasanova më parë ka veshur edhe Rita Orën, Gigi Hadid, Kim Kardashian dhe zonjën e parë të Ukrainës. Pasi zhvendosi prodhimin e saj për shkak të luftës dhe pasi shtëpia e saj u dëmtua nga bombardimet, ajo tregoi për revistën për situatën aktuale në vendin e saj.

“Ne jetojmë në pritje ditë pas dite. Ne duam të kuptojmë se çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë nesër. Sigurisht, ne të gjithë duam që lufta të përfundojë. Por siç tha presidenti ynë, duhet të ndalemi me disa garanci dhe me dijeninë se kjo nuk do të ndodhë më. Kjo është arsyeja pse ne thjesht po jetojmë jetën tonë, duke ndihmuar ushtrinë tonë me donacione, duke mbështetur presidentin tonë dhe thjesht duke u përpjekur të krijojmë një jetë më të mirë", u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH