
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjiozen “Formes”.
Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për raportin me kryeministrin, teksa e cilësoi marrëdhënien e tyre “një kombinim të mrekullueshëm”.
“Shfrytëzoj rastin të ndaj çështje të ndrshme me të, por ajo që kam mësuar gjatë viteve është të jem e durueshme, t’i jap vetes kohë për të kuptuar më mirë. Edi, me kalimin e kohës, ka rritur shumë aftësinë e tij për të dëgjuar, është bërë më i durueshëm dhe mendoj se ky është një kombinim i mrekullueshëm sepse ne kështu mund të ndihmojmë shumë njëri-tjetrin.”- mësohet të jetë shprehur Linda Rama.