Politikë

Kërkesa e Berishës, PPE: Do ta vendosim si një nga prioritetet tona!

Shkruar nga Liberale

Kërkesa e Berishës, PPE: Do ta vendosim si një nga prioritetet

Partitë Popullore Europiane (PPE) vendosën për të përfshirë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi.

Partia Popullore Europiane, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur që të dërgojë në Shqipëri një mision verifikues e faktmbledhës për akuzat e kryedemokratit të lidhjes së shtetit me botën e krimit.

Vendimi erdhi pasi sot Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri.”

Në fjalën e tij, Berisha kërkoi zyrtarisht që PPE dhe partitë simotra të angazhohen në dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri.

Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën: “Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh.

“Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH