Politikë

Sali Berisha në SPAK/ Sot hidhet shorti për gjyqtarin e dosjes “Partizani”

Shkruar nga Liberale

Sali Berisha në SPAK/ Sot hidhet shorti për gjyqtarin e dosjes

Gjykata e Posaçme pritet të hedhë shortin për gjyqtarin që do të gjykojë Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë të dosjes së privatizimit të kompleksit Partizani.

Sot ish kryeministri paraqitet pranë SPAK për masën e sigurisë.

Për herë të parë në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit.

Berisha është ish-kryeministri i parë që do të ulet në bankën e të akuzuarve.

Krah tij do qëndrojë edhe dhëndëri Jamarbër Malltezi që përveç korrupsionit do të gjykohet edhe për pastrim parash bashkë me ndërtuesit Fatmir Bektashi Xhimi Begeja e Andia Pustinën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH