Politikë

Nuk ndalet Berisha, akuzon Ramën për “kanabizim” të zgjedhjeve të 11 majit!

Shkruar nga Liberale

Nuk ndalet Berisha, akuzon Ramën për “kanabizim” të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi më 2 Qershor përdorimin e licencave për mbjelljen e kanabisit për të realizuar “farsën elektorale”, atë që ai dhe selia blu akuzojnë se ndodhi më 11 maj.

“Ligji i miratuar nga qeveria lejon, autorizon mbjelljen e 200 hektarëve në mbarë vendin. Por në vitin elektoral, kjo sipërfaqe u shumëfishua dhjetëra herë, qindra herë”, u shpreh Berisha.

Sipas liderit të PD, Rama rrethoi Shqipërinë me plantacione droge, pasi bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 29 mijë e 300 hektarëve drogë, ku vlera e rrënjëve të mbjellura mund të shkojë të paktën “10 miliardë euro”.

Berisha theksoi se me këtë autorizim, “shkelet me 140 herë sipërfaqja e parashikuar me ligjin, siç ka ndodhur në këto zgjedhje”.

“Ky vendim dhe kjo praktikë, sikur të mos kishte asnjë faktor tjetër, kanabizon tërësisht farsën elektorale”, tha ai, sipas të cilit, licencat janë marrë nga njerëz të lidhur me drogën dhe Ramën.

Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama edhe sa i përket finales së Champions League, mes Paris Saint-Germain dhe Inter. Kryedemokrati akuzoi kreun e qeverisë se e ndoqi sfidën pasi pagoi charter dhe bileta që shkojnë 30-40 mijë euro.

“Ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 11 mijë dollarëve biftekun, sigurisht, si sheik shijon krimet e tij, krimin monstruoz elektoral që ka bërë”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH