Globi

Aspirina redukton metastazat tumorale

Shkruar nga Liberale
Aspirina redukton metastazat tumorale

Të sëmurët me tumore shfaqin më pak metastaza, nëse përdorin Aspirinën. Kjo është vënë re prej kohësh nga mjekët onkologë, por një studim i fundit i Universitetit të Kembrixhit në Britaninë e Madhe e vërteton këtë përfundimisht.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Nature, një grup shkencëtarët të këtij universiteti në përbërje të të cilit janë edhe përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës zbuluan mekanizmin e funksionimit, duke i hapur rrugë krijimit të kurave të reja për parandalimin e metastazave që janë përgjegjëse për 90% të rasteve të vdekjeve nga tumoret.

Është i njohur efekti i aspirinës në zvogëlimin e  prodhimit të tromboksanit, një molekulë e prodhuar nga trombocitet për të ndihmuar në mpiksjen e gjakut.

Studimi i ri ka zbuluar se pikërisht ky përbërës nxit edhe prodhimin e një proteine që nxit qelizat imunitare të eliminojë qelizat tumorale të shkëputura nga tumori kryesor, të cilat formojnë bazën e krijimit të metastazave.

Tumoret janë përgjegjëse për vdekjen mesatarisht të 10 milionë njerëzve në vit, 1 në 6 raste vdekjesh./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH