
Donald Trump po përpiqet të joshë ata që njihen si shefat e industrisë së kriptomenedhave në një takim që organizoi në Shtëpinë e Bardhë, duke u përgatitur për samitin e parë që do fokusohet në krijimin e një rezerve të aseteve digjitale në pronësi të qeverisë amerikane.
Trump u takua me disa prej aktorët kryesorë të kësaj industrie, duke përfshirë edhe Zach Witkoff, i cili njihet si një nga themeluesit e biznesit të kriptove.
Në takim, përveç zyrtarëve të lartë të administratës dhe disa senatorëve, të ftuar ishin drejtori ekzekutiv i MicroStrategy, Michal Saylor, bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i Coinbase, Brian Armstrong, investitorët Cameron dhe Tvler Winklevoss, si dhe sipërmarrësi David Bailey.
Agjencia e lajmeve Reuters, zbuloi se tema kryesore e atij takimi ishte qëllimi i presidentit Trump për të krijuar një rezervë strategjike që përmban bitcoin, gjë të cilën edhe e zyrtarizoi ditën e enjte përmes një urdhëri ekzekutiv.
"Ne nuk duam asnjë kosto për taksapaguesit”, tha Trump.
Të gjithë pjesëmarrësit në takim, falendëruan Trump për krijimin e kushteve në funksion të zgjerimit të kësaj industrie./Liberale.al/