Globi

Trump kritikon sërish Zelenskyn: Ai na i mori paratë, njësoj si t'i marrësh një fëmije karamelet

Shkruar nga Liberale
Trump kritikon sërish Zelenskyn: Ai na i mori paratë, njësoj si

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë për Fox News të dielën se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori para nga Amerika “sikurse u merren ëmbëlsirat fëmijëve” gjatë presidencës së Joe Biden.

Ai shtoi se Zelensky është “mosmirënjohës”.

“Ajo që bëri ishte si të merrte karamele nga një fëmijë. (Zelensky) është një djalë i zgjuar dhe një djalë i ashpër dhe ai mori para nga ky vend nën Biden si karamelet nga një fëmijë. Ishte kaq e lehtë. Unë thjesht nuk mendoj se ai është mirënjohës”, tha Trump.

Në të njëjtën kohë, Ukraina është përballur sot me një nga sulmet më të ashpra ruse, ku sipas autoriteteve janë lëshuar rreth 1200 bomba ajrore, qindra dronë “Shahed” dhe raketa, shumë prej të cilave kanë rënë në zona të banuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH